Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Hamza paralajmëron veprime ligjore ndaj Speciales në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se veprimet ligjore dhe demokratike ndaj vendimit të Gjykatës Speciale do të konkretizohen në Kuvend.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, së bashku me deputetët e kësaj partie, iu bashkuan protestës gjithëpopullore në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të organizuar nga shoqatat e luftës në Prishtinë. Në një prononcim për gazetarë, ai e cilësoi vendimin dënues të Gjykatës Speciale si të papranueshëm, të padrejtë, të pabazuar në fakte dhe me karakter politik.

Hamza paralajmëron veprime ligjore ndaj Speciales në Kuvend
Foto: shenja.tv

Hamza theksoi se kjo protestë nuk është e drejtuar ndaj askujt, por shpreh solidarizim dhe përkrahje të pakufishme për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Ai u shpreh se në këtë proces janë parë vetëm padrejtësi dhe se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme demokratike dhe ligjore, të cilat beson se do t'i konkretizojnë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rr.Tirana, Prizren 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme