Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Guerot: Hapja e urës së Ibrit të diskutohet me të gjithë hisedarët

Ambasadori francez në largim, Olivier Guerot, tha se çdo vendim për hapjen e urës së Ibrit për automjete duhet të merret pas konsultimit me të gjithë hisedarët relevantë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve duhet të diskutohet me të gjithë “hisedarët relevantë”.

Foto: voxkosova.com
Foto: voxkosova.com
Video · YouTube ↗

Në një intervistë për Klan Kosova, në prag të largimit nga Kosova, Guerot tha se ura aktualisht është e hapur për këmbësorët dhe se ajo tashmë përdoret nga qytetarët.

“Ura është e hapur për këmbësorët, unë e kam kaluar urën shumë shpesh dhe më kujtohet festivali në Mitrovicë vitin e kaluar, kishte familje që shkonin nëpër urë me karroca të fëmijëve”, tha ai.

Guerot theksoi se procesi që çon në vendim është ndoshta më i rëndësishëm sesa vetë vendimi dhe duhet të bëhet në konsultim me të gjithë hisedarët.

Ai e cilësoi situatën aktuale të sigurisë si më të qetë, por ende fragjile, duke vlerësuar punën e KFOR-it gjatë 26 viteve të fundit.

KFOR-i njoftoi më 10 gusht se ka filluar tranzicionin gradual të pranisë së përhershme në urën mbi lumin Ibër, pas përmirësimit të situatës së sigurisë.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme