Grupi punues për Byronë Shtetërore
Krijohet trupa e re për shqyrtimin e Projektligjit për Byronë Shtetërore dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Komisioni përgjegjës për legjislacion dhe mandate ka marrë vendim për ngritjen e grupit punues që do të merret me trajtimin e Projektligjit për Byronë Shtetërore dhe verifikimin e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme. Në krye të kësaj trupe është caktuar Vigan Qorrolli.
Përbërja e grupit përfshin deputetë nga subjekte të ndryshme politike, ku bëjnë pjesë Adnan Rrustemi, Përparim Gruda, Blerta Deliu, Doarsa Kica-Xhelili, Albert Kinolli dhe Besnik Tahiri. Gjatë diskutimeve, deputeti Rrustemi vuri në dukje se këto struktura shërbejnë për të ekonomizuar kohën dhe për të organizuar më mirë punën, duke shtuar se pjesëmarrja mbetet e hapur për çdo deputet të interesuar të përfshihet në shqyrtim.
Sipas sqarimeve të dhëna gjatë mbledhjes, puna në këtë trup përqendrohet te shqyrtimi i dispozitave nen për nen dhe paraqitja e argumenteve, ndërsa procesi i votimit për propozimet kryhet në komision.