Zhurma Press E Premte · 11 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 12:36 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë SHQ

Grevë në doganat greke, bllokohet për disa orë kalimi i automjeteve

Për shkak të grevës, kalimi i automjeteve ndërpohet për disa orë në katër pika kufitare

Redaksia ZHURMA 17:14 Përditësuar 18:40 1 min lexim
Grevë në doganat greke, bllokohet për disa orë kalimi i automjeteve
FOTO · Foto: IpsalaBorderCrossingGreece (2) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Qytetarët që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë këtë të hënë do të përballen me kufizime në pikat kufitare për shkak të një greve të punonjësve të doganës greke. Kalimi i automjeteve do të pezullohet për disa orë në katër pika të kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit është informuar nga Qendra e Bashkëpunimit Policor në Kakavijë se më 27 korrik 2026 punonjësit e doganës greke do të zhvillojnë grevë. Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë dhe Tre Urat, pezullimi i lëvizjes së automjeteve do të jetë nga ora 07:00 deri në 11:00, sipas orës shqiptare.

Ndërkohë, në pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafë Botës, lëvizja e automjeteve do të ndërpritet nga ora 05:00 deri në 09:00. Gjatë këtyre intervaleve do të lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore, si ambulancat.

Policia Kufitare u bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë të shtyjnë udhëtimin deri në përfundimin e grevës, për të shmangur pritjet dhe grumbullimet në pikat kufitare.

Burim: Ora News — Redaksia ZHURMA

Komentet