Kamberi: Ftesa e parë për Kosovën
Kapiteni i Zurichut, Lindrit Kamberi, merr ftesën e parë nga Përfaqësuesja e Kosovës për dy ndeshjet e fundit të këtij muaji në Ligën e Kombeve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kapiteni i Zurichut, Lindrit Kamberi, ka marrë ftesën e parë nga Përfaqësuesja e Kosovës, sipas medieve zvicerane. Kamberi është shpërblyer me ftesën pas paraqitjeve të mira gjatë këtij sezoni me fanellën e klubit zviceran. Kosova do të luajë dy ndeshje në Ligën e Kombeve këtë muaj: më 14 nëntor kundër Izraelit dhe më 17 nëntor kundër Irlandës.