Banda shqiptare goditet në Gjermani për trafikim kanabisi
Hetuesit gjermanë zbulojnë pesë plantacione kanabisi me 2.300 bimë dhe arrestojnë tetë persona, duke përfshirë shqiptarë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Hetuesit e doganave në Gjermani kanë zbuluar pesë plantacione kanabisi me më shumë se 2.300 bimë. Tetë persona të dyshuar janë arrestuar. Gjatë kontrollit në njëmbëdhjetë banesa dhe ambiente biznesi në Saarland dhe Nordpfalz, u gjetën rreth 33 kilogramë amfetaminë, 11,5 kilogramë marihuanë dhe afro një kilogram hashash. U zbulua gjithashtu një presë për prodhimin e tabletave MDMA dhe ekstazi, disa armë dhe 22.000 euro para të gatshme.
Hetuesit shqyrtojnë dyshimet se një grup ka përdorur ndërtesa të pabanuara për kultivimin e kanabisit dhe më pas ka shitur marihuanën në Francë. Ndaj njërit prej të dyshuarve ekziston dyshimi për trafikim të lëndëve narkotike i armatosur. Hetimet filluan pas një kontrolli doganor në maj, gjatë të cilit u arrestua një person me 20 kilogramë marihuanë në bagazhin e automjetit.
Në Gjermani, tetë persona u paraqitën përpara një gjyqtari hetues në Saarbrücken. Ndaj gjashtë shqiptarëve, një gjerman dhe një italian u lëshuan urdhër-arreste. Shtatë të dyshuarit u dërguan në paraburgim.