Goxhobelli: 326 kulla në veri janë pajisur me dokumente pronësie
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur punën për 697 kulla në katër qarqe në kuadër të programit të rijetëzimit.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka zhvilluar një vizitë në fshatin Shulbater të Klosit në Dibër, ku është takuar me familjet përfituese të Programit të Rijetëzimit të Kullave të Veriut për të ndjekur ecurinë e pajisjes me dokumentacion pronësie. Përmes një nisme të ndërmarrë gjatë shtatë muajve, puna ka nisur për 697 kulla të shpërndara në katër qarqe të veriut, përkatësisht në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës, ku 326 prej tyre tashmë janë pajisur me tituj pronësie, kurse për 371 të tjera procesi vijon. «Qëllimi ynë është i thjeshtë: t’u japim familjeve dokumentet e pronësisë për kullat e tyre, duke u krijuar mundësi t’i restaurojnë, të investojnë dhe t’u japin një jetë të re», është shprehur ajo gjatë takimit me banorët vendas.
Ky program zhvillohet me ndihmën e GIZ-it dhe të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, me synim që ndërtesat e vjetra të mos mbeten thjesht dëshmi të së kaluarës, por të kthehen në pasuri të gjalla që i shërbejnë zhvillimit të turizmit. Sipas Kadastrës, ky proces përbën një hap thelbësor për zgjidhjen e problematikave të pronësisë dhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të zonës.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar