Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Enjte · 23 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Uji i Gostivarit me ndotje fekale — 5 pika kontrolli dalin të papastra

Ministria e Shëndetësisë thirret qytetarët të vazhdojnë masat mbrojtëse

Redaksia ZHURMA + Ruaj
Uji i Gostivarit me ndotje fekale — 5 pika kontrolli dalin të papastra
FOTO · Foto: Jar testing equipment for testing water quality. (15052115711) / Wikimedia Commons

SKOPJË — Numri i qytetarëve me shqetësime në stomak në Gostivar është në rënie dhe aktualisht nuk ka raste të reja të hospitalizuara. Megjithatë, situata ende kërkon kujdes, ndërsa Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente u bëjnë thirrje qytetarëve të vazhdojnë respektimin e masave mbrojtëse deri në përfundimin e të gjitha ndërhyrjeve në rrjetin e furnizimit me ujë.

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, theksoi se pavarësisht trendit pozitiv të rënies së numrave, nuk duhet të ketë relaksim. Sipas gjetjeve të fundit nga fillimi i javës, nga mostrat e marra u regjistruan katër pika kontrolli të pastra dhe pesë të kontaminuara, gjë që është një sinjal i qartë se rekomandimet duhet të mbeten në fuqi.

AstroVirusi është më i shpeshti dhe bakteri Shigella janë gjetur më shpesh tek disa të sëmurëve, por gjetjet ndryshojnë në pacientë. Ka pacientë që i ka të gjitha, tjetri e ka vetëm njërin, nuk janë identike rezultatet sikurse nuk janë identike vendet e çezmave.

Ka 4 të pastra dhe 5 të papastra! Kështu që nuk mund të sjellim një konkludim të përgjithshëm”, tha Klekovski. Autoritetet shëndetësore tashmë kanë marrë analizat nga Qendra e Shëndetit Publik – Tetovë dhe njësia rajonale në Gostivar, dhe gjetjet nga Instituti i shëndetit publik aktualisht po trajtohen.

Klekovski premtoi se të gjitha rezultatet do të shpallen publikisht sapo të bëhet një krahasim i saktë, në mënyrë që të shmanget konfuzioni shtesë. Ai shtoi se nuk mund të jepet një afat i saktë se kur uji do të jetë përsëri i sigurt për pije.

“Gjithsesi epidemia po zvogëlohet, fokusi kryesor do të jetë në analizimin e asaj që ndodhi në formë kronologjike, patjetër që duhet të ketë përgjegjësi. Por, për mua me rëndësi është që të identifikohet se çfarë u gabua në sistem për të parandaluar raste të tilla në të ardhmen”, tha ai.

Paralelisht me hetimet në terren, po kryhen analiza shtesë laboratorike në klinikat përkatëse. Deri më tani indikatorët tregojnë se është vërtetuar prania e baktereve dhe viruseve, duke treguar ndotje fekale të rrjetit të furnizimit me ujë.

Burim: TV21

— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Maqedoni →