Vazhdo leximin
e hënë, 12 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Gjobë me kusht për kosovarin që u paraqit si francez në Zvicër

Shtetasi nga Kosova është dënuar nga Prokuroria pasi kishte mashtruar autoritetet zvicerane, duke siguruar leje pune dhe hapur biznese me identitet të rremë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një shtetas nga Kosova, i cili më parë ishte arrestuar pasi kishte mashtruar autoritetet zvicerane duke u paraqitur si shtetas francez, është dënuar nga Prokuroria e Limmattal/Albis. Ai është dënuar me një gjobë me kusht prej 4,500 frangash zvicerane, me një periudhë prove prej dy vjetësh, si dhe duhet të paguajë gjoba dhe shpenzime procedurale në vlerë prej 1,700 frangash.

Gjobë me kusht për kosovarin që u paraqit si francez në Zvicër
Foto: zeri.info

Sipas mediave, rasti kishte nisur në zonën e bregut perëndimor të liqenit të Cyrihut, ku ai kishte regjistruar një biznes individual. Më pas, autoritetet e migracionit në Gjenevë i kishin lëshuar leje pune për punëtor ndërkufitar, ndërsa për afro një vit ai kishte punuar si pastrues në Zvicrën perëndimore, duke fituar rreth 3 mijë franga në muaj. Më vonë, ai ishte kthyer në Cyrih për të themeluar një tjetër kompani, ndërsa mashtrimi kishte vazhduar edhe kur një bashkëpunëtor kishte kërkuar ndryshimin e punëdhënësit.

Mashtrimi i tij ishte zbuluar rreth gjashtë muaj pas rastit të fundit, pasi gjatë hyrjes në Zvicër përmes Gjenevës, ai ishte arrestuar po atë ditë në Cyrih.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik Prishtinë 26 kamera →