Arrestohet kosovari në Zvicër për mashtrim me identitet francez
Një shtetas i Kosovës është vënë në pranga në Zvicër pasi ka përdorur një dokument udhëtimi francez për t'u paraqitur si shtetas i huaj.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Autoritetet në Zvicër kanë arrestuar një person nga Kosova, i cili përdori letërnjoftim dhe dokument francez për t'u hequr si shtetas i Francës gjatë muajve të kaluar. Sipas të dhënave të mediave atje, ai ka themeluar dy biznese brenda regjistrit tregtar dhe ka siguruar leje lëvizjeje ndërkufitare pa u diktuar. Gjatë kësaj periudhe, ai ka ushtruar punën e pastruesit, duke siguruar të arhura prej rreth tre mijë frangash në muaj. Pas kapjes së tij në qytetin e Cyrihut, Zyra e Prokurorisë Publike Limmattal/Albis ka shqiptuar një dënim me kusht prej katër mijë e pesë qind frangash, si dhe një afat prove dyvjeçar, së bashku me detyrimin për shlyerjen e tarifave dhe gjobave shtesë prej një mijë e shtatë qind frangash.