Vazhdo leximin
e hënë, 12 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Gjyli dhe Elezi paraqiten sërish në Prokurorinë e Posaçme

Ish-drejtuesit e institucioneve janë paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, së bashku me ish-drejtorin e KESH, Erald Elezi, janë paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas disa ditësh që ishin paraqitur më parë. Të dy ata janë marrë të pandehur për dy episode të shkeljes së barazisë në tendera në bashkëpunim, ndërsa hetimet përfshijnë procedurat e prokurimit për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe Lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Sipas dyshimeve të hetuesve, gjatë këtyre procedurave mund të jenë krijuar avantazhe të padrejta për operatorë të caktuar ekonomikë. Në të njëjtën dosje penale është e pandehur edhe ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku. Gjatë muajit gusht të këtij viti, Gjykata e Posaçme ndryshoi masën e sigurisë për Gjylin dhe Elezin, duke e zëvendësuar arrestin në shtëpi me detyrimin për t’u paraqitur dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit.

Gjyli dhe Elezi paraqiten sërish në Prokurorinë e Posaçme
Video · YouTube ↗

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 26 kamera →