Vazhdo leximin
e hënë, 12 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

203 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se nga 16 prilli deri më 11 tetor janë regjistruar 203 raste me fruth.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në periudhën nga 16 prilli deri më 11 tetor janë regjistruar 203 raste të konfirmuara me fruth në vend. Vetëm gjatë javës së fundit janë shënuar 17 raste të reja.

203 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë
Foto: dukagjini.com

Sipas të dhënave të institutit, mbi 95 për qind e rasteve u përkasin personave të pavaksinuar me vaksinën MMR, e cila ofron mbrojtje kundër fruthit, shytave dhe rubeolës. Përballë kësaj situate, autoritetet shëndetësore kanë intensifikuar vaksinimin e vonuar për fëmijët që e kanë shtyrë atë.

Si rezultat i kësaj fushate gjatë vitit janë vaksinuar mbi 3,265 fëmijë të grupmoshës 2 deri në 5 vjeç. Instituti ka bërë thirrje që fëmijët të vaksinohen sipas kalendarit kombëtar për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rr.Tirana, Prizren 26 kamera →