Policia greke kërkon 17-vjeçarin për plagosjen me thikë të shqiptarit
Autoritetet në Greqi po kërkojnë një 17-vjeçar si të dyshuar për sulmin ndaj shtetasit shqiptar në Kretë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Policia greke është vënë në kërkim të një 17-vjeçari, i cili dyshohet se është i përfshirë në plagosjen e shtetasit shqiptar. Autoritetet po punojnë për të zbuluar motivin dhe rrethanat e ngjarjes.
Më parë ishte raportuar se një 58-vjeçar shqiptar ishte sulmuar në banesën e tij në Agia Galini, në zonën e Rethymnos, në ishullin e Kretës, ku kishte marrë goditje me thikë dhe ishte dërguar në spital për trajtim mjekësor.