Zhurma Press E Hënë · 28 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 22:10 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Identifikohen mbetjet mortore të dy personave jashtë grupit të intelektualëve

Janë identifikuar mbetjet mortore të dy personave nga Klina dhe Istogu, të cilët nuk i përkasin Grupit të Intelektualëve.

Redaksia ZHURMA 20:46 Përditësuar 21:40 1 min lexim
Foto: tvprizreni.net
FOTO · Foto: tvprizreni.net Arkivi ZHURMA

Janë identifikuar mbetjet mortore të dy personave, ku njëri prej tyre është nga Klina dhe tjetri nga Istogu. Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Zhdukurit ka bërë të ditur për RTK dhe në emisionin «60 Minuta» në KTV se për identifikimin e tyre është pritur prej muajsh. Këta dy persona, mbetjet e të cilëve janë identifikuar, nuk i përkasin «Grupit të Intelektualëve», gërmimet për të cilët u bënë së fundmi në Zubin-Potok.

Video · YouTube ↗

Sipas deklarimeve, trupat në fjalë nuk janë gjetur nga gërmimet në veri, por në një lokacion tjetër. Javën e kaluar janë pranuar dy raporte për dy identifikime të reja, ndërsa familjarët e tyre nuk janë njoftuar ende për shkak të procedurave. Pritet që familjet të informohen për këto verifikime gjatë javës që vjen. Ndërkohë, sa i përket zonës së veriut, nuk ka informacion se a do të bëhen gërmime të tjera.

Lidhur me mbetjet mortore të gjetura në Zubin-Potok, ku tri prej tyre u identifikuan se i përkasin tre prej 23 personave që ishin pjesë e «Grupit të Intelektualëve», u bë e ditur se për pjesën tjetër të identifikimit do të duhet kohë. Tri identifikimet e reja kanë qenë tek lokacioni i quajtur lokacioni i dytë në Jabukë, ku trupat kanë qenë komplet. Në lokacionin e parë në Kalludër dhe atë të tretë, trupat ishin jokomplet, megjithëse u dërguan 29 mostra për këta trupa. Theksohet se shpesh për një person dërgohen disa mostra ndërsa për tjetrin asnjë, prandaj nuk mund të parashikohet se kur do të mund të identifikohen plotësisht.

Burimet: Lajmi.net; Bota Sot; Kallxo; TV Prizreni; Koha.net (klaster 5 outlets).

Komentet