Gjykata pret rastin e 19-vjeçarit që drejtoi BMW-në pa patentë
Rasti i të riut që u filmua duke ngarë veturën me 170 km/h në Ferizaj është dërguar në gjykatë pas ndërmarrjes së veprimeve ligjore.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjykata ka pranuar rastin kundërvajtës ndaj 19-vjeçarit R.T., i cili u identifikua nga autoritetet pasi kishte publikuar në rrjete sociale pamjet e vozitjes me shpejtësi prej 170 kilometrash në orë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj. Në këtë zonë të banuar, kufizimi i lejuar i shpejtësisë ishte vetëm 40 km/h, ndërsa vetura e tipit BMW po lëvizte me targa vendore. Gjatë verifikimeve të kryera pas ngjarjes, u konstatua se drejtuesi nuk kishte patentë shoferi dhe ai vetë pranoi se ishte në timon në momentin e incizimit.
Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme ligjore ndaj tij, duke iniciuar procedurën për kundërvajtje. Njëkohësisht, autoritetet kanë bërë apel te qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut, të ruajnë shpejtësinë e përcaktuar me ligj dhe të mos drejtojnë automjete pa poseduar dokumentacionin përkatës të patentë shoferit.