Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

The Guardian: Protestat në Shqipëri pjesë e lëvizjes europiane të të rinjve

Gazeta britanike i kushton vëmendje demonstratave në Shqipëri dhe trazirave të gjeneratës Z në disa shtete të Europës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Demonstratat e fundit në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e gazetës britanike “The Guardian”, e cila i ka përfshirë ato në një panoramë më të gjerë të protestave të gjeneratës Z nëpër Europë. Sipas shkrimit, protestuesit në vend kanë dalë në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë dhe duke ngritur akuza për korrupsion, ndërsa tubimet u shoqëruan me hedhjen e gurëve, bombave molotov dhe djegien e koshave të mbeturinave në përplasjet me Policinë e Shtetit.

The Guardian: Protestat në Shqipëri pjesë e lëvizjes europiane të të rinjve
Foto: report.al

Kjo valë pakënaqësie e të rinjve për arsimin, kostot e jetesës dhe shërbimet publike ka përfshirë edhe shtete të tjera, ku në Francë morën pjesë rreth 320 mijë persona në qytete si Pariis, Marsejë, Grenoble, Bordo, Lion dhe Tuluzë, duke shënuar mbi 770 arrestime dhe nisjen e një hetimi nga prokuroria për tentativë vrasjeje ndaj efektivëve të policisë. Trazira dhe ndërhyrje të forcave të sigurisë janë regjistruar gjithashtu në Gjermani, Portugali dhe Zvicër.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme