Vazhdo leximin
e premte, 16 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Gjuha shqipe përjashtohet nga tabela në pikën kufitare me Greqinë

Gjuha shqipe mungon në tabelën e pikës kufitare Bogorodicë me Greqinë, ndërsa institucionet japin përgjigje të ndryshme për kompetencat.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Tabela rrugore në pikën kufitare Bogorodicë ose Gjevgjeli me Greqinë, ku shkruhet mirë se vini në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e ka përjashtuar gjuhën shqipe. Kjo tabelë mban mbishkrim vetëm në gjuhën maqedonase, angleze dhe frënge, ndërsa jo edhe në atë shqipe.

Gjuha shqipe përjashtohet nga tabela në pikën kufitare me Greqinë
Foto: portalb.mk

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore theksoi se shenja në fjalë ndodhet në zonën e pikës kufitare, e cila është në kompetencë të Drejtorisë së Doganave, pasi kompetencat e tyre shtrihen mbi rrugën shtetërore deri në fillim të korsisë së pikës kufitare. Ndërkohë, Drejtoria e Doganave dhe ndërmarrja Makedonijapat nuk janë përgjigjur lidhur me këtë çështje.

Një rast i ngjashëm u shfaq edhe në pikën kufitare në Tabanoc me Serbinë, ndërsa nuk është hera e parë që gjuha shqipe përjashtohet nga mbishkrimet e tabelave rrugore në vend.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton 2, Prishtinë 24 kamera →