Mickoski: Jam kryeministër i të gjithë qytetarëve, interesat nuk i negocioj
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se do të mbrojë interesat e qytetarëve, duke theksuar se integrimi evropian nuk duhet të bëhet me çdo çmim.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, në emisionin Click Plus në TV21, deklaroi se do të mbrojë pakushtimisht interesat e të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, feje apo përkatësie politike.
Mickoski theksoi se mbështet anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, por nënvizoi se ky proces nuk duhet të bëhet me çdo çmim dhe me koncesione të pafundme pa një përfundim të qartë.
«Nuk do të hyj kurrë në këtë proces pa mbrojtur pakushtimisht interesat e qytetarëve të mi. Unë jam kryeministër i të gjithë qytetarëve», u shpreh ai, duke shtuar se shumica është në favor të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por ekziston edhe një shumicë që nuk dëshiron koncesione shtesë të pafundme.