Gjirokastër: Arrestohet 29-vjeçari dhe procedohet një 22-vjeçar për kanabis pranë…
Policia finalizon operacionin "Final Sale" në kuadër të planit "Shkolla të Pastra" pas kapjes së dy të rinjve me doza kanabisi në Gjirokastër.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
GJIROKASTËR — Policia e shtetit ka finalizuar operacionin e koduar «Final Sale», në kuadër të planit operacional «Shkolla të Pastra», për të parandaluar shitjen e lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore. Gjatë këtij aksioni, autoritetet kanë arrestuar në flagrancë një 29-vjeçar dhe kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për një 22-vjeçar, të dy banues në qytetin e Gjirokastrës.
Të rinjtë u kapën nga efektivët pranë dy shkollave në qytet me sasi të vogla kanabisi të ndara në doza. Në cilësinë e provës materiale, uniformat blu sekuestruan lëndën narkotike, një automjet dhe dy aparate celulare. Materialet procedurale i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar