Aksident fatal në aksin Fier-Seman, humb jetën drejtuesi i biçikletës
Një 80-vjeçar ka humbur jetën në vendngjarje pasi u përplas nga një automjet ndërsa udhëtonte me biçikletë në aksin Fier-Seman.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
FIER — Një aksident tragjik rrugor ka ndodhur në aksin Fier–Seman, ku ka humbur jetën një 80-vjeçar i identifikuar si Nasi Peto. Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:15, kur biçikleta që drejtohej nga i moshuari u përplas me një automjet.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, në këtë aksident është përfshirë makina me drejtues shtetasin Vangjel Merko, 61 vjeç. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i biçikletës ka marrë dëmtime fatale dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Autoritetet kanë njoftuar se drejtuesi i mjetit do të shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar