Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër
Katër automjete janë përplasur në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, ndërsa njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
GJIROKASTËR — Një aksident rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Humelicë, ku janë përfshirë katër automjete. Sipas informacioneve paraprake, makinat janë përplasur ballë për ballë me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e përplasjes një prej mjeteve ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë, nuk ka ende një informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në këtë aksident.