Gjini takon Prattipatin: Aleanca e pakompromis për demokracinë
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të ShBA-ve, Anu Prattipati, për të diskutuar krizën energjetike dhe zhvillimet politike.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Gjatë këtij takimi u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimet e partisë në këtë periudhë. Gjini e ka njoftuar diplomaten amerikane lidhur me sfidat dhe krizën e thellë energjetike me të cilën po ballafaqohet vendi.
Ai ka theksuar se subjekti i tij politik do të jetë i pakompromis në mbrojtjen e demokracisë dhe të arriturave shtetërore. «Aleanca do të jetë e pakompromis në mbrojtjen e demokracisë», ka shkruar Gjini në profilin e tij, duke shprehur gjithashtu mirënjohje për angazhimin e përfaqësueses amerikane dhe ndihmën e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar