Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Shiroka Pula takon Prattipatin, bisedojnë për zhvillimet politike

Presidentja e vendit ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të ShBA-ve, Anu Prattipati.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ku u diskutua rreth zhvillimeve aktuale politike në vend. Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u vu theksi te rëndësia e stabilitetit institucional dhe te funksionimi i plotë i institucioneve.

Shiroka Pula takon Prattipatin, bisedojnë për zhvillimet politike
Foto: lipjaninews.com

Gjatë bisedës, presidentja vlerësoj dinamikën e shtuar të punës së Kuvendit dhe Qeverisë pas tejkalimit të krizës institucionale. Ajo nënvizoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner strategjik i pazëvendësueshëm i vendit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brod, Dragash 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme