Gjendet turisti amerikan në Karaburun pas disa orësh kërkime
Forcat e Njësisë Speciale Delta lokalizuan shtetasin amerikan në zonën e Bristanit, i cili kishte pësuar dëmtime dhe kishte humbur orientimin.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Operacioni për kërkimin e shtetasit amerikan nisi rreth orës 18:00, menjëherë pas marrjes së njoftimit se ai kishte mbetur i bllokuar. Forcat e Njësisë Speciale Delta u angazhuan në terren, duke bërë të mundur lokalizimin e tij rreth orës 20:45 në zonën e Bristanit.
Pas ndërhyrjes që zgjati për disa orë, u organizua menjëherë transportimi i tij drejt qytetit të Vlorës për të kryer një kontroll mjekësor. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë.