Vazhdo leximin
e martë, 13 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Policia shoqëron aktivistët Arben Kola dhe Dritan Goxhaj në protestë

Aktivistët Arben Kola dhe Dritan Goxhaj janë shoqëruar nga policia gjatë protestës së 135-të kundër qeverisë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Aktivisti Arben Kola dhe Dritan Goxhaj janë shoqëruar nga policia gjatë protestës së 135-të kundër qeverisë. Nga pamjet e publikuara në media, ata janë parë duke u futur te makina e policisë, ndërsa arsyet e shoqërimit ende nuk dihen.

Policia shoqëron aktivistët Arben Kola dhe Dritan Goxhaj në protestë
Foto: report.al

Gjatë tubimit, protestuesit kanë lëshuar thirrje kundërshtuese ndaj qeverisë dhe janë shprehur të qartë se revolta dhe qëndresa nuk do të ndalen. Pas fjalimeve të mbajtura në bulevardin përpara Kryeministrisë, protestuesit u zhvendosën drejt njërës prej hyrjeve kryesore të godinës, pas njoftimit të aktivistit Edison Lika se në Kryeministri ndodhej kryeministri Edi Rama. Qytetarët vijuan thirrjet kundër qeverisë, mes të cilave «Shqipëria kërkon revolucion» dhe «Ju erdhi fundi».

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Gjakovës 26 kamera →