Vazhdo leximin
e martë, 13 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Konjufca flet në Pragë për sulmin në Banjskë dhe Ibër-Lepenc

Glauk Konjufca ka marrë pjesë në edicionin e 30-të të Forumit 2000 në Pragë, ku ka diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në edicionin e 30-të të Forumit 2000 në Pragë, në panelin me titull «Bridging the Divide – Crafting a Transatlantic Roadmap for Tech & Economic Security». Gjatë këtij diskutimi, ai ka folur për rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Konjufca flet në Pragë për sulmin në Banjskë dhe Ibër-Lepenc
Foto: Wikimedia Commons
Video · TV Dukagjini · YouTube ↗

Konjufca ka theksuar se Republika e Kosovës është dëshmi konkrete e suksesit të bashkëpunimit transatlantik, duke kaluar nga një vend i shkatërruar nga lufta në një demokraci që lulëzon në paqe, falë qëndrueshmërisë së institucioneve dhe partneritetit të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Duke iu referuar sulmeve në Banjskë dhe në kanalin e Ibër-Lepencit, ai ka nënvizuar se institucionet e Kosovës kanë dëshmuar vendosmëri dhe kapacitet për t'u përballur me kërcënimet dhe përpjekjet për destabilizim, duke mbrojtur sigurinë e vendit me mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve transatlantikë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovicë 26 kamera →