Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Çfarë rrethanash po heton policia për vdekjen në lagjen Ulpiana?

Policia e Kosovës nisi hetim në koordinim me prokurorinë për sqarimin e rrethanave të vdekjes.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Një person (mashkull) është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 14:30 në lagjen "Ulpiana", në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana.

Çfarë rrethanash po heton policia për vdekjen në lagjen Ulpiana?
Foto: telegrafi.com

Sipas Pllanës, vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur hetim për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe po kryen të gjitha veprimet hetimore.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Batllavë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme