Gjebrea pas daljes nga SPAK: I ftova prokurorët në emision
Producenti Ardit Gjebrea është larguar nga Prokuroria e Posaçme pas rreth tre orësh, duke u shprehur se ishte thirrur si person në dijeni.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim
Pas rreth tre orësh qëëndrimi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, producenti Ardit Gjebrea është larguar nga këtë institucion. Sipas informacioneve të publikuara, thirrja e tij lidhet me hetimet për çështjen e Veliajt, ndërkohë që deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK lidhur me dëshminë apo rrethanat konkrete të paraqitjes së tij.
Pas daljes, Gjebrea u shpreh se ishte thirrur për një çështje që përbën sekret hetimor dhe se kishte marrë pjesë si person në dijeni, duke shtuar se nuk mund të fliste më shumë për shkak të respektit ndaj institucionit. Ai i shoqëroi deklaratat e tij me batuta, duke u shprehur se ardhjen e kishte premierë dhe se prokurorët ishin treguar miqësorë, aq sa sipas tij i kishte ftuar edhe në programin e tij. «Jam thirrur për një çështje që është sekret hetimor. Isha si person në dijeni. Ishin miqësore dhe unë i ftova në programin tim. Edhe ata janë njerëz, kështu që më ftuan i ftova», tha ai, duke shtuar po ashtu se «E kam premierë. Por jo keq, ishin miqësorë».