Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Gjashtë vjet burg për tentativën e shitjes së pronës së AKP-së me dokumente false

Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi Sh.B. me gjashtë vjet burg dhe 2 mijë euro gjobë për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim në tentativë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Sh.B. për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim në tentativë, duke i shqiptuar dënim me gjashtë vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë. Sipas njoftimit të Gjykatës, i akuzuari kishte tentuar t'ia shiste të dëmtuarit A.H. një pronë në Prishtinë me vlerë 800 mijë euro, e cila ishte nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Foto: botasot.info / botasot.info
Foto: botasot.info / botasot.info

Dokumentet për pronën ishin falsifikuar përmes akteve noteriale, por verifikimi nga noterja V.A. zbuloi se autorizimi në emër të të pandehurit ishte i falsifikuar, duke bërë që vepra të mbetej në tentativë. Gjykata urdhëroi konfiskimin e përhershëm të dokumentit të falsifikuar dhe obligoi të akuzuarin të paguajë 200 euro për paushallin gjyqësor dhe 20 euro për Programin për Kompensimin e Viktimave të Krimit, brenda 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

I dëmtuari është udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë në kontest të rregullt juridiko-civil, ndërsa i akuzuari mbrohet në liri deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Facebook WhatsApp X
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme