Vazhdo leximin
e enjte, 29 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Çfarë diskutoi Gashani me drejtuesit e ICMG-së për "Prishtina 2030"?

Ministri i Sportit diskutoi progresin dhe projektet infrastrukturore me presidentin e Lojërave Mesdhetare.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, të hënën ka pritur në takim presidentin e lojërave mesdhetare “Prishtina 2030” dhe njëherësh presidentin e Komitetit Olimpik të Maltës, Julian Pace Bonello, si dhe sekretarin e përgjithshëm të ICMG-së, Iakovos Filippousis.

Çfarë diskutoi Gashani me drejtuesit e ICMG-së për "Prishtina 2030"?
Foto: Wikimedia Commons

Takimi u zhvillua në kuadër të koordinimeve për organizimin e Mediterranean Games “Prishtina 2030”, një prej projekteve më të mëdha sportive në historinë e Kosovës. Sipas Gashanit, u trajtuan progresi i deritanishëm, projektet infrastrukturore dhe promovimi ndërkombëtar i vendit.

“Prishtina 2030 është më shumë se një organizim sportiv. Është dëshmi e vizionit, bashkëpunimit dhe ambicies së Kosovës për t’u rreshtuar denjësisht në hartën ndërkombëtare të sportit”, ka deklaruar ministri.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme