Vazhdo leximin
e martë, 13 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Studentja amerikane nis studimet master në Fakultetin Juridik të UP-së

Virginia Hugo-Vidal bëhet studentja e parë me shtetësi amerikane që regjistron studimet e rregullta në këtë fakultet.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës ka mirëpritur studenten Virginia Hugo-Vidal, e cila ka filluar rrugëtimin akademik në programin master të këtij institucioni. Më 7 tetor 2026, dekani i këtij fakulteti, Avni Puka, organizoi një takim pritjeje për të.

Studentja amerikane nis studimet master në Fakultetin Juridik të UP-së
Foto: veriu.info

Hugo-Vidal përfaqëson rastin e parë të një shtetasi amerikan që ndjek në mënyrë të rregullt dhe me kohë të plotë programet e këtij fakulteti. Ajo ka zgjedhur masterin në gjuhën angleze që mbulon fushat e të drejtave të njeriut, të drejtës penale ndërkombëtare dhe drejtësisë tranzicionale.

Përpjekjet për ndërkombëtarizim të këtij fakulteti kanë sjellë përfshirjen e studentëve dhe ligjëruesve nga vende të ndryshme që nga viti akademik 2023/2024, duke synuar zgjerimin e bashkëpunimit arsimor dhe shkëmbimin e përvojave ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik Prishtinë 26 kamera →