Vazhdo leximin
e martë, 13 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Afati i ri më 27 nëntor për apelimin e aktgjykimit të krerëve të UÇK-së

Ekipet mbrojtëse dhe palët e tjera kanë kohë deri në fund të nëntorit për të njoftuar vendimin rreth aktgjykimit të shkallës së parë.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Paneli i Apelit ka pranuar kërkesën e Mbrojtjes për të shtyrë afatin e dorëzimit të njoftimit për apelim lidhur me vendimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Fillimisht ky afat ishte caktuar për në mes të tetorit, por u shty deri më 27 nëntor për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe mungesës së përkthimit të aktgjykimit në gjuhën shqipe për ekipet mbrojtëse.

Afati i ri më 27 nëntor për apelimin e aktgjykimit të krerëve të UÇK-së
Foto: boldnews.al
Video · RTK · YouTube ↗

Sipas njoftimeve të Dhomave të Specializuara, deri tani nuk ka parashtresa publike nga palët për të treguar se cilit pjesë të aktgjykimit të 16 shtatorit do t'i kundërvihen. Procedura formale e shkallës së dytë hapet me njoftimin për apelim, ku mund të ngrihen pretendime për gabime në zbatimin e ligjit, vlerësimin e provave apo përcaktimin e dënimit, si dhe kërkesa për prova shtesë me lidhje specifike me gjetjet faktike.

Në përfundim të shqyrtimit, Paneli i Apelit ka autoritetin për të lënë në fuqi, për të rrëzuar apo ndryshuar vendimin e shkallës së parë, ose për të urdhëruar një rigjykim nga Trupi Gjykues, ndërsa procesi mund të jetë më i shkurtër në rastet kur ankesa kufizohet vetëm te masa e dënimit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 26 kamera →