Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Arrihet marrëveshja për shitjen e biznesit JYSK në rajon

Scandinavian Living Holding dhe JYSK Danimarkë arrijnë marrëveshje për shitjen e biznesit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Scandinavian Living Holding ka arritur një marrëveshje me JYSK Danimarkë për shitjen e biznesit të saj JYSK dhe kalimin e operacioneve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut nën organizimin e drejtpërdrejtë të JYSK Danimarkë, pas më shumë se dy dekadash në zhvillimin e markës në këto vende. Biznesi nisi me hapjen e dyqanit të parë në Kosovë në vitin 2004 dhe është rritur ndër vite duke u shndërruar në një biznes rajonal me 25 dyqane në të tria vendet. Tri kompanitë lokale të franshizës kanë bashkëpunuar ngushtë me JYSK Danimarkë për zhvillimin e markës dhe zgjerimin e biznesit, duke u mbështetur te përvoja, njohja e tregjeve lokale dhe fokusi te produktet cilësore për shtëpinë me stil skandinav.

Arrihet marrëveshja për shitjen e biznesit JYSK në rajon
Foto: dukagjini.com

Pronari i Scandinavian Living Holding, Fatmir Zymberi, u shpreh krenar për arritjet ndër vite, punën e ekipeve, besimin e klientëve dhe partneritetin me JYSK, duke theksuar se ky biznes me standarde të larta ka tërhequr një investim të huaj direkt nga një grup i fuqishëm ndërkombëtar.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Qendra e Prizrenit 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme