Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Kur dhe ku do të zhvillohet ushtrimi "Ujku i Pamposhtur 01" i FSK-së?

Forca e Sigurisë së Kosovës paralajmëron lëvizje konvojesh në rajonin e Gjakovës nga 31 maji deri më 5 qershor.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se nga 31 maji deri më 5 qershor 2026 do të zhvillohet ushtrimi fushor validues “Ujku i Pamposhtur 01”. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të konvojeve të FSK-së nga vendbazimet e saj në drejtim të rajonit të Gjakovës, përkatësisht drejt Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

Kur dhe ku do të zhvillohet ushtrimi "Ujku i Pamposhtur 01" i FSK-së?
Foto: Forca e Sigurisë së Kosovës · via Wikimedia Commons (Wikidata Q967459, property P18)

FSK-ja ka bërë të ditur se të gjitha këto lëvizje do të realizohen në kuadër të ushtrimit ushtarak, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Deçan 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme