Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Ku dhe kur do të stërvitet FSK-ja në Prishtinë?

Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojë ushtrime fushore më 21-22 dhe 28 maj në zonën e Liqenit të Badocit dhe fshatin Mramor.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojë stërvitje fushore më 21-22 dhe 28 maj 2026 në zonën e Liqenit të Badocit dhe përgjatë rrugës “Pëllazgët” në fshatin Mramor.

Ku dhe kur do të stërvitet FSK-ja në Prishtinë?
Foto: klankosova.tv

Gjatë këtyre ushtrimeve pritet të ketë lëvizje të shtuar të automjeteve dhe personelit të FSK-së, si dhe përdorim të armëve. Komuna ka bërë thirrje për mirëkuptim nga qytetarët.

Burim: Klan Kosova
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ferizaj 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme