FSK-ja dhe FARSh-i forcojnë bashkëpunimin në fushën ushtarake
Delegacioni nga Shqipëria vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së për të diskutuar rreth koncepteve të reja ushtarake.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Forca e Sigurisë së Kosovës po vijojnë bashkëpunimin bilateral, duke vendosur theksin te shkëmbimi i përvojave dhe zhvillimi i koncepteve ushtarake. Një delegacion i udhëhequr nga gjenerali i brigadës Fatmir Neziraj zhvilloi një vizitë pranë Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, ku u prit nga komandanti Jeton Dreshaj bashkë me përfaqësues të Qendrës së Doktrinës.
Gjatë këtij takimi u shqyrtuan mundësitë për zgjerimin e partneritetit ndërinstitucional, përfshirë avancimin e inovacionit mbrojtës dhe doktrinës ushtarake. Gjatë qëndrimit të tyre, anëtarët e delegacionit nga Shqipëria bënë homazhe në kompleksin memorial të Prekazit dhe te varrezat e dëshmorëve në Koshare.