FSK-ja shënon Ditën e Forcës me prezantim të armatimit dhe pajisjeve ushtarake
Forca e Sigurisë së Kosovës ka hapur dyert për qytetarët në të gjitha kazermat anembanë vendit.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Forca e Sigurisë së Kosovës ka organizuar aktivitete festive për shënimin e Ditës së Forcës, duke ekspozuar para qytetarëve armatimin, mjetet dhe kapacitetet ushtarake. Në Kazermën «Adem Jashari» në Prishtinë, një numër i madh nxënësish dhe qytetarësh patën rastin të shihnin nga afër pajisjet e ushtrisë dhe të njiheshin me punën e pjesëtarëve të saj.
Aktiviteti i njohur si «Dita e Hapur» po zhvillohet në të gjitha kazermat e vendit, duke përfshirë ato në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë dhe Prizren. Ndërkaq, ceremonia zyrtare qendrore është paraparë të nisë në orën 11:00 në kryeqytet, në prani të mysafirëve të ftuar dhe udhëheqësve të lartë shtetërorë.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



