Identifikohet 47-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Prishtinë
Prokuroria ka nisur hetimet për rrethanat e vdekjes së Betim Hashanit në kryeqytet.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
PRISHTINË — Personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë është Betim Hashani, rreth 47-vjeçar, sipas burimeve të Sinjalit. Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 09:30 në rrugën “Fehmi Agani”, ku ai është gjetur i pajetë në dhomën e tij të gjumit, ndërsa dyshimet fillestare janë për vetëvrasje.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ekspertët e forenzikës, ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurori i Shtetit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


