Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Zbulimi i pllakës përkujtimore në Llaushë shënon 29-vjetorin e UÇK-së

Në shtëpinë e Sabit Gecit në Llaushë është zbuluar një pllakë përkujtimore në prag të shënimit të 29-vjetorit të daljes publike të UÇK-së.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Në shtëpinë e bashkëluftëtarit Sabit Geci në Llaushë të Skenderajt është zbuluar një pllakë përkujtimore, në prag të shënimit të 29-vjetorit të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë ceremoni morën pjesë figura të njohura publike e politike, qytetarë të shumtë, si dhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Zbulimi i pllakës përkujtimore në Llaushë shënon 29-vjetorin e UÇK-së
Foto: klankosova.tv

Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe personalitete të tjera, mes të cilëve Ukë Rugova, djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ish-deputeti Daut Haradinaj, si dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Ky i fundit kujtoi rëndësinë historike të kësaj shtëpie në organizimin dhe marrjen e vendimeve të rëndësishme për daljen publike të forcave çlirimtare më 28 nëntor të vitit 1997.

Haradinaj theksoi se në atë datë Muja, Rexha dhe Dauti e bënë publike para botës Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke shënuar një moment historik në rrugëtimin e vendit drejt lirisë. «Në këtë shtëpi, aty ku u morën vendime të rëndësishme për daljen publike të UÇK-së, sot morëm pjesë edhe në zbulimin e pllakës përkujtimore, në shenjë nderimi për historinë dhe sakrificën e luftëtarëve të lirisë», u shpreh ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Qendra e Gjakovës 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Ministria: E hëna e 30 nëntorit ditë pushimi për administratën publike

    0% e leximeve arrijnë 75% të artikullit politike

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme