IKSHPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kërkon vaksinimin e fëmijëve ndaj fruthit, duke paralajmëruar për rreziqet e sëmundjes.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit, duke theksuar se kjo është një sëmundje virale shumë ngjitëse që mund të shkaktojë komplikime serioze, madje edhe vdekje. Sipas institutit, virusi përhapet lehtësisht përmes ajrit kur personat e infektuar kolliten ose teshtijnë, ndërsa transmetimi mund të ndodhë edhe para shfaqjes së shenjave të para.
Simptomat kryesore të kësaj sëmundjeje përfshijnë temperaturën e lartë, kollën, rrjedhjen e hundës, sytë e skuqur e të përlotur, si dhe puçrrat e kuqe në lëkurë që fillojnë në fytyrë e përhapen tutje në trup. Institucioni shëndetësor ka paralajmëruar se fruthi mund të çojë në pneumoni, encefalit, dehidrim, dëmtim të dëgjimit dhe verbim, ndërsa më të rrezikuar nga këto komplikime janë fëmijët nën moshën pesëvjeçare.
Vaksina MMR mbetet mbrojtja më e mirë kundër sëmundjes, ku një dozë siguron mbi 90 për qind mbrojtje, ndërsa dy doza ofrojnë rreth 97 deri në 99 për qind. Kalendari i vaksinimit në vend përcakton që doza e parë e kësaj vaksine jepet në moshën 12-muajshe, kurse doza e dytë administrohet në moshën pesë deri në gjashtë vjeç.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar