Zhurma Press E Diel · 23 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 12:29 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Jetesa SHQ

Pse janë frutat dhe perimet me përqendrim të lartë pesticide?

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ata mund të kenë efekte negative në shëndet

Redaksia ZHURMA 02:18 Përditësuar 17:59 1 min lexim
Pse janë frutat dhe perimet me përqendrim të lartë pesticide?
FOTO · Foto: Warning2Pesticides / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Pesticidet janë potencialisht toksike për njerëzit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ata mund të kenë efekte negative në riprodhim, sistemin imun apo nervor, mund të jenë shkaktar të kancerit dhe të çojnë në shumë probleme të tjera.

Organizata "Environmental Working Group" (EWG) ka bërë publike renditjen e ndotjes nga pesticidet të frutave dhe perimeve pas tesimit të 36 000 mostrave nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave. Pesticidet përdoren gjerësisht në prodhimin e ushqimit për të kontrolluar dëmtues të tillë si insektet, brejtësit, barërat e këqija, bakteret, kërpudhat dhe mykun, si dhe për të mbrojtur shëndetin publik duke kontrolluar organizmat që bartin sëmundje tropikale, si mushkonjat.

Mbetjet e pesticideve mund të mbeten në fruta dhe perime edhe pasi ata janë larë. Dredhëzat kryesojnë listën e prodhimeve me përqendrim më të lartë të pesticideve, ndërsa misëri i ëmbël dhe avokadot kanë rezultuar me përqendrimin më të ulët. Sasinë më të lartë të mbetjeve të pesticideve e përmbajnë luleshtrydhet, spinaqi, nektarinat, molla, pjeshkë, selino, rrush, dardha, qershi, domate, specat dhe patatet.

Përqendrime të ulëta u gjendën gjithashtu në lakër, qepë, bizele, papaja, asparag, mango, patëllxhan, pjepër, kivi, dhe lulelakër.

Burim: Ekonomia Online, https://ekonomiaonline.com/keto-jane-frutat-dhe-perimet-qe-kane-me-shume-pesticide/
— Redaksia ZHURMA

Komentet