Forumi i Turizmit Rajonal mbledh 60 përfaqësues arbëresh dhe shqiptarë në Kalabri
Në kuadër të Forumit të Përhershëm të Turizmit Rajonal, 18–20 shtator, përfaqësues nga të gjitha hapësirat shqiptare transferuan mesazhin "Liri për çlirimtarët".
Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon ka mbledhur rreth 60 përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, diaspora dhe komunitetet arbëreshe në Itali, në komunat arbëreshe të Kalabrisë, në kuadër të Forumit të Përhershëm të Turizmit Rajonal që zhvillohet 18–20 shtator. Përtej axhendës kulturore dhe turistike, takimi mori një dimension solidariteti me Kosovën: përfaqësuesit e komunave arbëreshe dhe delegatët nga trevat shqiptare përcollën mesazhin "Liri për çlirimtarët", në kohë kur në Kosovë vijon debati rreth zhvillimeve gjyqësore në Hagë ndaj ish-krerëve dhe pjesëtarëve të UÇK-së.
Kjo aktivitetë vjen pas raportimit tonë më 19 shtator për bashkimin e arbëreshëve dhe shqiptarëve në Kalabri me mesazh për Kosovën.


