Dardanapress organizon vizitën e të rinjve në institucione dhe biznese
Të rinjtë njihen nga afër me mundësitë e punësimit dhe zhvillimit profesional në Kamenicë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Organizata Joqeveritare Dardanapress ka realizuar një vizitë për të rinjtë në institucionet publike dhe ndërmarrjet private të Kamenicës, në kuadër të projektit të financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal. Kjo nismë kishte për qëllim informimin e pjesëmarrësve rreth mundësive të punësimit, ndërmarrësisë dhe zhvillimit profesional në këtë komunë.
Gjatë këtij aktiviteti, drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Edon Dërmaku, priti të rinjtë dhe i njohu ata me potencialet ekonomike, zhvillimin e turizmit lokal, si dhe rëndësinë e angazhimit rinor. Ai gjithashtu shpërndau materiale promovuese rreth pasurive natyrore e kulturore. Përveç kësaj drejtorie, vizita përfshiu edhe departamente të tjera komunale dhe biznese lokale, duke u oferejuar të rinjve mundësinë të kuptojnë funksionimin dhe sfidat e sektorit publik dhe atij privat.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



