← Shqipëri
Live · Shqipëri · 10:07 · 16 Korrik 2026

Kush rrethon Kuvendin?

Policia e vendosi forca dhe gardh metalik pasi disa protestues të dhunshëm ndaj deputetëve më 2 korrik

— Tiranë — Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 dhe pritet të jetë më e gjatë se zakonisht. Jashtë parlamentit, janë vendosur efektivë të policisë dhe gardh metalik pas sulmeve me vezë të protestuesve kundrejt deputetëve më 2 korrik. Rendin e ditës e nis një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj, e kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Megjithatë, PD ka konfirmuar se do të vijojë bojkotin e seancave derisa mazhoranca të shqyrtojë kërkesat e protestuesve.

Sipas burimit të JavaNews, ndërsa pritet që në orën 10:00 të zhvillohet seanca plenare e ditës, Kuvendi është rrethuar nga një kordon sigurie. Rreth tij janë vendosur barriera metalike dhe forca policie. Këto masa kanë vijuar që prej 2 korrikut kur para Kuvendit u mblodhën protestuesit duke qëlluar deputetët me vezë dhe duke penguar daljen e tyre.

Seancën e kaluar, projektrezolutat u shqyrtuan dhe tanimë ka mbetur vetëm votimi i tyre. Rendi I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 16.7.2026, ora 10:00. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 13.7.2026. 2. Njoftime. 3. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku.

Konferenca e Kryetarëve ka kaluar në seancë vetëm votat e Partisë Socialiste për shtyrjen e reformës zgjedhore deri në nëntor, pasi PD e PL vijojnë bojkotin. Kërkesa, e nënshkruar nga të dy bashkëkryetarët e Komisionit, socialisti Damian Gjiknuri dhe demokrati Oerd Bylykbashi, argumenton se shtyrja e afatit të punës së Komisionit ka për qëllim që t’u japë palëve politike më shumë mundësi për të dakordësuar zgjidhje politike, që t’i paraprijnë procesit të hartimit teknik të dispozitave të Kodit Zgjedhor.

Burim: Shqiptarja, https://shqiptarja.com/lajm/sot-kuvend-pd-vijon-me-bojkotin-bie-interpelanca-tabakumalaj-nje-sere-projektligjesh-ne-rend-dite-axhenda#864511
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #shqiperi

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën