Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Pse Muriqi pushon dhe kur rikthehet Rashica te Kombëtarja?

Trajneri gjerman sqaron mungesat e "senatorëve" për miqësoret e qershorit.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka sqaruar mungesat e lojtarëve kyç për ndeshjet miqësore të qershorit. Ai tha se ka pasur kontakte të vazhdueshme me futbollistët dhe se largimet lidhen me lodhjen e sezonit ose lëndime.

Pse Muriqi pushon dhe kur rikthehet Rashica te Kombëtarja?
Foto: Franco Monsalvo / Pexels

Vedat Muriqi, sulmuesi i RCD Mallorca-s, ka vendosur të pushojë pas një sezoni të gjatë. "Pas verës, ai do të rikthehet në Kombëtare", tha Foda.

Milot Rashica, Fidan Aliti dhe Florent Hadergjonaj mungojnë gjithashtu. Rashica është i lënduar prej kohe, Aliti u dëmtua në ndeshjen e kaluar. Të tre i kanë konfirmuar trajnerit se nuk dëshirojnë të largohen nga Kombëtarja dhe pritet të jenë të gatshëm për grumbullimin e shtatorit.

Dardanët do të luajnë më 31 maj në Çeki, ndërsa më 7 qershor presin Andorrën në stadiumin "Fadil Vokrri".

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Qendra e Prizrenit 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme