Kronikë e zezë
KOS
Fluks i madh i qytetarëve nga Kosova drejt Shqipërisë këtë fundjavë
Pika e kalimit kufitar të Morinës ka shënuar fluks të lartë të hyrjeve të qytetarëve nga Kosova drejt bregdetit shqiptar.
Redaksia ZHURMA
19:40
1 min lexim
PRISHTINË — Mëngjesi i së shtunës ka sjellë një fluks të lartë të hyrjeve të qytetarëve dhe automjeteve nga Kosova në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me destinacion bregdetin shqiptar për pushime. Sipas të dhënave të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Emigracionin, nga ora 05:00 deri në orën 11:00, në Shqipëri kanë hyrë 18,092 qytetarë me 4,673 mjete të vogla dhe autobusë. Për shkak të numrit të madh, herë pas here janë krijuar kolona të gjata që janë shtrirë deri në thellësi të territorit të Kosovës. Ndërkohë, po zbatohet procedura e thjeshtuar e kalimit të kufirit për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës.