Fillon ndërtimi i autostradës Bukojçan–Kërçovë
Nis zyrtarisht ndërtimi i autostradës Bukojçan–Kërçovë, e cila është pjesë e Korridorit 8 dhe do të ndërtohet në dy faza.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Sot nis zyrtarisht ndërtimi i autostradës Bukojçan–Kërçovë, e cila është pjesë e Korridorit 8 dhe synon të lidhë qafën e malit Strazhë me Kërçovën.
Projekti infrastrukturor do të ndërtohet në dy faza. Faza e parë përfshin trasenë nga fshati Cërvec deri në Kërçovë, ndërsa faza e dytë shtrihet nga Dollno Strogomishte deri në Cërvec.
Financimi i këtij projekti sigurohet përmes një kredie nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe granteve nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor.
Mbikëqyrja e punimeve do të realizohet nga një konsorcium i udhëhequr nga Instituti i Ndërtimtarisë së Maqedonisë, ndërsa kontrata për mbikëqyrje është nënshkruar më 30 shtator me Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore.