Vazhdo leximin
e hënë, 12 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës mbahet më 15 tetor

Kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, bëri të ditur se seanca e Kuvendit mbahet të enjten, më 15 tetor.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, më 15 tetor, siç ka bërë të ditur kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës mbahet më 15 tetor
Foto: tvprizreni.net

Në këtë seancë pritet të bëhet përzgjedhja e dy anëtarëve të Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dhe formimi i komisioneve për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Gjithashtu, në rend dite është paraparë shqyrtimi në lexim të dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Nagavci theksoi rëndësinë e miratimit sa më të shpejtë të këtij projektligji. «Përveçse kursen me dhjetëra miliona euro nga buxheti i vendit, është edhe një projektligj i rëndësishëm që ne të jemi pjesë e zonës së njëjtë vendeve të rajonit», u shpreh ajo, duke shtuar se është njoftuar edhe për shpalljen e konkursit për anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 26 kamera →