Elvana Shala takohet me Princeshën e Jordanisë në Romë
Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, zhvilloi një takim në kryeqytetin italian me Princeshën e Jordanisë, Basma Bint Ali.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, është pritur në një takim në Romë nga Princesha e Jordanisë, Basma Bint Ali. Gjatë këtij takimi, dy palët kanë diskutuar për mundësi të ndryshme të bashkëpunimit.
Në këtë ngjarje, diskutohen fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, ku u shqyrtuan mundësitë lidhur me edukimin dhe përfshirjen sociale. Princesha e Jordanisë mban gjithashtu pozitën e Ambasadores së Vullnetit të Mirë për Lindjen e Afërt dhe Afrikën e Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë.
Gjatë bisedës, Shala e ka njoftuar princeshën për angazhimet dhe punën e saj, duke vënë inisiativat në pah për krijimin e mundësive të barabarta për shtresat e margjinalizuara.