Studiuesi francez: Rusia manipuloi Evropën përmes raportit për Kosovën
Studiuesi Serge Métais ka deklaruar se shërbimet sekrete ruse nisën një operacion manipulimi ndaj Evropës pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Shërbimet sekrete ruse organizuan një fushatë ndikimi për të thelluar përçarjet mes shteteve evropiane lidhur me shtetin e ri të Kosovës, sipas deklaratave të studiuesit Serge Métais dhëna për gazetën «Epoka e re». Ai ka vlerësuar se ish-senatori zviceran Dick Marty ka shërbyer si «idiot i dobishëm» në këtë proces, duke shfrytëzuar gjithashtu librin e Carla Del Pontes dhe dobësitë e tij personale.
Sipas Métais, hapi i parë formal i këtij operacioni u ndërmarr në prill të vitit 2008, kur një parlamentar rus paraqiti një mocion në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ai ka theksuar se ky veprim synonte të diskréditonte moralisht udhëheqjen e Kosovës dhe të pengonte konsolidimin e saj ndërkombëtar, duke e quajtur këtë strategji si pararendëse të luftës hibride që Rusia zhvillon sot kundër Evropës.